Rektori Hajrizi pret në vizitë kampionen botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Driton Kuka

0
60

 

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka mirëpritur kampionen botërore dhe olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, dhe trajnerin e saj, Driton Kuka, në ambientet e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

Rektori Hajrizi i njoftoi nga afër me punën dhe arritjet e UBT-së, laboratorët dhe qendrat e institucionit, bibliotekën e UBT-së, shtrirjen e rrjetit 5G, spitalin, laboratorin e mekatronikës, stomatologjinë dhe sportin.

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi tha se përfaqësimi i denjë i Majlinda Kelmendit në arenën ndërkombëtare përmes xhudos është një shembull për të gjithë të rinjtë për të punuar fortë në fushat ku ata kanë zgjedhur për të studiuar dhe vazhduar rrugëtimin e tyre jetësor.

https://www.youtube.com/watch?v=-7CiudW4yt8&ab_channel=UBT-HigherEducationInstitution

“Përfaqësimi ynë dinjitoz përveç arsimit erdhi edhe me sportin, ku përmes xhudos Majlinda Kelmendi hapi shumë dyer që ishin të mbyllura për flamurin dhe himnin e shtetit tonë, duke u ranguar e para në botë për kategorinë e saj, dhe ky është shembulli më i mirë për të gjithë të rinjtë se puna e palodhshme sjellë rezultate pozitive”, ka thënë rektori Hajrizi.

Vite më parë, UBT ka nderuar selektorin e reprezentacionit të xhudos së Kosovës, Driton Kuka, me çmimin “Excellence Leadership Award”, për punën dhe kontributin që ka dhënë në sport përmes xhudos, duke promovuar Kosovën denjësisht në arenën ndërkombëtare.