Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve në futboll.
Në renditjen e muajit gusht, ka pasur disa ndryshime në top 10-shen duke u ngritur Italia e cila fitoi “Euro2020” dhe Argjentina që triumfoi në Kupën e Amerikës, transmeton Demokracia.com.
“Azzurri” pozicionohet në vendin e pestë, ndërkaq Argjentina është e gjashtë. Anglia gjithashtu është në pozitën e katërt.
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje për pesë vende, duke zënë vendin e 115-të.
Ndërkaq, Kombëtarja shqiptare ka pësuar rënie për tri vende duke u renditur e 69-ta në botë.