Ballina E spikatur Rinovohet qendra e mjekësisë familjare në Bardhosh

Rinovohet qendra e mjekësisë familjare në Bardhosh

Qendra e Mjekësisë Familjare në Bardhosh mbulon nevojat e rreth 12 mijë qytetarëve të kësaj zone ka bërë me dije të premten kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se kjo qendër punonte në kushte të tmerrshme, kështu që Drejtoria e Shëndetësisë i dha prioritet renovimit në tërësi të saj.

“Duke ndërruar kulmin dhe izoluar objektin për ta parandaluar lagështinë dhe kalbjen, dhe duke siguruar infrastrukturë të re e të përshtatshme së bashku me inventarin, ajo është e gatshme që shumë shpejt të funksionalizohet dhe të ofrojë shërbime për qytetarët tanë”, ka deklaruar Ahmeti.