Trajneri Jurgen Klopp ka konfirmuar se Liverpool ka hapur bisedimet me Mohamed Sahah për zgjatjen e kontratës së tij.
Sipas Goal, Liverpool pritet t’i ofrojnë një zgjatje të kontratës edhe për dy vite të tjera, e cila do ta mbante atë në Anfield deri në vitin 2025, ndërsa do ta bënte lojtarin më të paguar në historinë e klubit, me pagë rreth 250.000 funte në javë.
29 vjeçari pritet ta rinovojë kontratën pas Trent Alexander-Arnonld, Fabinho, Alisson Becker dhe Virgl van Dijk, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.