Ballina E spikatur SAMSUNG ZYRTARIZON MODELIN E RI GALAXY A12 NACHO ME EXYNOS 850

SAMSUNG ZYRTARIZON MODELIN E RI GALAXY A12 NACHO ME EXYNOS 850

Samsung ka zyrtarizuar në heshtje një telefon të ri të përballueshëm në çmim, modelin e ri të quajtur Galaxy A12 Nacho, i cili po mbërrin në tregjet evropiane.

Praktikisht ky është i njëjti telefon si Galaxy A12, me një çip të ndryshëm. Galaxy A12 Nacho ka një ekran LCD 6.5 inç, me rezolucion HD dhe shpejtësi rifreskimi 60Hz.

Telefoni ka një dizajn të prerjes Infinity-V që strehon një kamerë të përparme me 8MP. Në pjesën e pasme është edhe kamera kryesore me 48MP, kamerën me kënd ultra të gjerë me 5MP, dhe tjetra me një sensor makro 2MP dhe një sensor thellësie me 2MP.

Ndryshe nga një telefon standard Galaxy A12 që ka një çip MediaTek Helio P35, varianti Nacho përdor një çip me tetë-core Exynos 850. Modeli i ri i telefonit gjithashtu ka 4 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ​​ruajtëse.