Pas një periudhe në Schalke, karrierës së lëkundur të Shkodran Mustafit iu dha një shpëtim në formën e një transferimi te skuadra spanjolle Levante.
29 vjeçari kishte qenë pa klub në fillim të këtij sezoni pasi ekipi i Bundesligës nuk shprehu interesim për renovim të kontratës së tij afatshkurtër.
Fillimisht flitej se Mustafi do të shkonte në Torino të Italisë, para se ata të tërhiqeshin, raporton Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Levante ra dakord të merrte Mustafin me një kontratë 18 mujore në Estadio Ciudad.
“Unë mund të sjell përvojë dhe jam një punëtor i madh. Unë nuk kam aq shumë talent, do të punoj shumë dhe do të lë gjithçka në fushë dhe të jem në maksimum”, tha Mustafi.