Shqipëri-Çel dyert çerdhja dhe kopshti “Sunny Hill”, u financua nga qeveria e Katarit dhe Dua Lipa

Çerdhja dhe kopshti i ri “Sunny Hill” në Tiranë, i shkatërruar nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019, tashmë mirëpret mbi 300 vogëlushë.

Kjo vepër u realizua falë ndihmës së qeverisë së Katarit, por edhe donacionit të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga çerdhja dhe kopshti “Sunny Hill”, i cili ofron kushte më të mira për fëmijët.
“Super çerdhja dhe kopshti i ri “Sunny Hill”. Gati për 300 fëmijë, falë kontributit të Dua Lipas dhe qeverisë së Katarit, që na u bashkuan menjëherë pas tragjedisë së tërmetit”, tha Rama.
Përveç forcimit dhe modernizimit, hapësirat e kësaj godine janë trefishuar, duke shtuar po me tri herë edhe kapacitetin e fëmijëve që mund të akomodohen në këto mjedise./ATSH/