Në mëngjesin e sotëm është mësuar se Pique ka hequr dorë nga një pjesë e konsiderueshme e rrogës së tij në mënyrë që Garcia, Depay dhe Manaj të regjistrohen për të luajtur në “La Liga”.
Por “Marca” ka publikuar një artikull së fundmi teksa raporton se numrin “10” që mbahej nga Lionel Messi do t’i kalojë Rey Manaj.
Më poshtë mund të lexoni të gjithë artikullin e publikuar nga prestigjiozja spanjolle.
Nëse Manaj do të emërohet në skuadrën e “blaugranës” për ndeshjen e së dielës, ai mund të jetë në radhë për të veshur fanellën nr.10, duke qenë se të gjithë lojtarët në skuadrën e ndeshjes duhet të kenë një numër midis Nr.1 dhe Nr.25. Ky rast mund të evitohet nëse Barcelona shet një lojtar që normalisht do të ishte në ditën e ndeshjes si Coutinho apo Pjanic. Si rezultat, kjo do të krijonte një hapësirë të lirë në skuadër, që do të thotë se askush nuk do të duhej të vishte numrin e mëparshëm të fanellës së Messit”, shkruhet nga “Marca”.