Monday, September 20, 2021
Ballina E spikatur SHSKUK: NË KLINIKËN E ONKOLOGJISË FILLON PUNA ME APARATIN E RI

SHSKUK: NË KLINIKËN E ONKOLOGJISË FILLON PUNA ME APARATIN E RI

 

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se Ministria e Shëndetësisë ka në prioritet e saj investimet në Klinikën e Onkologjisë, përfshirë apraturat mjekësore, furnizimin me barna dhe citostatikë.

Poashtu, ministri si shumë të rëndësishëm i cilësoi edukimet e vazhdueshme profesionale të stafit shëndetësorë të Klinikës së Onkologjisë.

Valbon Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, deklaroi se ky investimi ka qenë shumë i nevojshëm, në mënyrë që listat e pritjes për radioterapi të eleminohen deri në muajin shtator, ngase deri tani është punuar me vetëm një aparat për rrezatim.

Ai theksoi se investimet në këtë klinikë do të vazhdojnë edhe në të ardhmën, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për pacientët që kërkojnë shërbime në këtë klinikë.

Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë, tha se pas këtij investimi, pacientët do të kenë mundësi që shërbimet në radioterapi t’i kryejnë në kohë më të shpejtë dhe shumë cilësore.