Kryeministri i vendit Albin Kurti ka ftuar në takime liderët e opozitës për të diskutuar për çështjen e sigurisë në vend, pas situatës së krijuar në veri.
Burime të Klan Kosovës nga Qeveria bëjnë të ditur se Kurti i ka ftuar në takim të dielën, liderin e opozitës nga PDK, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ende nuk dihet koha e këtij takimi, por burimet bëjnë të ditur se arsyeja e takimit është konsulta për gjendjen e tensionuar në veri.
Ndërsa, një burim nga AAK-ja e ka konfirmuar se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, takimin me Kurtin do të ketë në mëngjes.