Sot fillon Superkupa e Kosovës në Basketboll, spikat ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Pejës

Sezoni i ri në Basketboll do të fillojë sot me Superkupën, që do të zgjatë nga 1 deri me 5 shtator.

Ndeshja e parë do të zhvillohet sot në mes Prizrenit 16 dhe Dritës me fillim nga ora 16:00.

Kurse do të vazhdon me derbin në mbrëmje, me Sigal Prishtinën dhe Pejën nga ora 19:00.

Ndërsa ndeshjet e tjera do të zhvillohen gjatë ditës së enjte, ku do të përballet Rahoveci dhe Trepça, si dhe Golden Eagle Ylli me Bashkimin.

Për shkak të masave të reja anti-Covid, ndeshjet do të zhvillohen pa shikues.

Edicionin e kaluar Superkupën e kishte fituar Sigal Prishtina me lojtarë vendorë, duke mundur në finale Bashkimin.