Ballina E spikatur Spitali i Ferizajit bëhet për herë të parë me CT

Spitali i Ferizajit bëhet për herë të parë me CT

Spitali i Feizajt për herë të parë është bërë me Tomografi të Kompjuterizuar, e njohur si CT.

Vlera e kësaj pajisje të blerë nga Ministria e Shëndetësisë është 800 mijë euro, përcjell Klankosova.tv.

Projekti për këtë CT ka filluar para gjashtë muajsh dhe është finalizuar tri javë më parë.

Në raste të ndryshme, për shkak të mungesës së kësaj pajisje, pacientët nuk kanë mundur të diagnostifikohen dhe si rezultat janë dërguar në QKUK.