Ballina E spikatur SPORTISTËT E KOSOVËS PARAKALOJNË NË CEREMONINË HAPËSE TË LOJËRAVE OLIMPIKE

SPORTISTËT E KOSOVËS PARAKALOJNË NË CEREMONINË HAPËSE TË LOJËRAVE OLIMPIKE

Kosova vazhdon të shkruajë historinë. Vendi jonë për herë të dytë në histori ka parakaluar në Lojërat Olimpike Evropiane me flamur e simbole shtetërore.

Të prirë nga Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova, sportistët nga Kosova që do të përfaqësojnë vendin tonë në këto Lojëra Olimpike Evropiane, parakaluan në stadiumin Olimpik të Tokios.

Ky është absolutisht momenti më i veçantë për sportin e Kosovës, që vit pas viti fuqishëm sportistët po e përfaqësojnë më së miri vendin tonë.

Kujtojmë se Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se xhudistja, Distria Krasniqi, nuk do të marrë pjesë në ceremoni, për shkak të garës që e pret nesër.

Po ashtu nuk do të marrin pjesë as mundësi Egzon Shala dhe atleti Musa Hajdari, të cilët arrijnë më vonë në Tokio, shkaku i orarit të mëvonshëm të garave.

Kosova parakaloi si shteti i 67-të, me tetë sportistë dhe gjashtë trajnerë e zyrtarë.