Sqarim në lidhje me mbulimin e kartonit të gjelbër për bashkatdhetarë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sqaron gjithë bashkatdhetarët se mbulimi i kostos së policës kufitare/kartonit të gjelbër është i mundshëm vetëm për veturat dhe motoçikletat që hyjnë fizikisht përmes pikave kufitare.

Nga kjo ministri bëjnë të ditur se policat kufitare të subvencionuara kanë vlefshmëri 1-mujore dhe në rast të qëndrimit përtej afatit 1-mujor të policës së subvencionuar, polica mund të ripërtërihet në dy mënyra: Duke kaluar përsëri nëpër njërën nga pikat kufitare për të marrë edhe një policë të subvencionuar nga shteti, ose duke e blerë një të re në njërën nga zyrat e BKS-së brenda territorit të vendit.

“Vlen të theksohet se policat që blihen brenda territorit të vendit, i nënshtrohen zbritjes së çmimit prej 35%, sipas vendimit të BQK-së”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.