SVEÇLA NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN E POLICËS KUFITARE PËR BASHKATDHETARËT

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, për krijimin e lehtësirave për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës për bashkatdhetarët dhe të huajt.

Sipas njoftimit të MPB-së, në këtë marrëveshje Qeveria e Republikës së Kosovës merr përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar, për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe që do të vijnë në Kosovë përgjatë vitit 2021.

Në bazë të kësaj marrëveshje pagesa e primit të policës së sigurimit do të bëhet për të gjitha autoveturat dhe motoçikletat që hynë në pikat kufitare të Republikës së Kosovës dhe do të mbulohet një qind për qind (100%) nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Kjo marrëveshje e bashkëpunimit është lidhur mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Bankës Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit”, thuhet në njoftim