Tanzaniani Abdulrazak Gurnah fiton çmimin Nobel në Letërsi

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2021 iu dha shkrimtarit tanzanian, Abdulrazak Gurnah  “për depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve”, njoftoi Akademia Suedeze.

Gurnah, i lindur dhe u rrit në një ishull të Zanzibarit,në 1948,por arriti në Angli si refugjat në vitet 1960,tani jeton në Britaninë e Madhe, ku jep mësim në Universitetin e Kentit.

Puna e tij përfshin  një numër të storieve të shkurta dhe po ashtu 10 romane , përfshirë “Parajsa”, e cila u përzgjodh si për çmimin ”Booker” ashtu edhe për çmimin ”Whitbread” në 1994.

Akademia e citoi “përkushtimin e tij ndaj së vërtetës”.

”Romanet e tij tërhiqen nga përshkrimet stereotipike dhe hapin shikimin tonë në një Afrikë Lindore të larmishme kulturore, të panjohur për shumë vende të tjera”, tha juria.