Fshati Tatzat në Delvinë të Shqipërisë ndodhet rreth 144 kilometra në jug të Tiranës, është një qoshk piktoresk, edhe pse pak i njohur, por që vizitohet rregullisht nga admiruesit e natyrës dhe aventurës.
Një fshat i njohur edhe për tradita atdhetare dhe arsimdashëse, me shtëpitë prej guri ngjitur me njëra-tjetrën dhe rrugët e shtruara me kalldrëm posi Gjirokastra në miniaturë. Nga ky fshat kanë dalë mjaft mësues të shkollës shqipe e nëpunës të administratës, deputet e deri ministër të luftës.
Natyrë e paqtë, plot ngjyra, aromë, tinguj, ujë i kristaltë burimi dhe ajër i pastër ndryshe quhet edhe kurora e Delvines
Pamjet qe përcolli bashkia e Delvinës tregojnë një mrekulli për t’u parë e prekur nga çdo njëri.