Gjatë ditës së martë, do të arrijnë në Kosovë, xhudistët pejanë që morën pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku fituan dy medalje të arta.
Me këtë rast, Komuna e Pejës, ka organizuar një manifestim madhështor, që do të fillojë në orën 20:00, me shfaqjen e kronikave nga lojërat e zhvilluara në olimpiadë.
“Toka e Grykës, Lumëbardhit dhe Kampionëve”, është moto e këtij organizimi, që përfundon në orën 21:00 me një shfaqje me fishekzjarrë.
Pjesa qendrore e këtij organizimi madhështor, është dalja në skenë e xhudistëve, e Ekipit Olimpik, që pritet të ndiqet nga afër, prej një numri shumë të madh të njerëzve.