Telegram mirëpret 70 milionë ”refugjatë” pas ndërprerjes së Facebook

 

Telegram, një platformë mesazhesh e ngjashme me Whatsapp, fitoi terren tek rivalët e saj pasi Facebook pësoi një ndërprerje prej gjashtë orësh të hënën e shkuar.

Kompania shtoi më shumë se 70 milionë përdorues të rinj në një ditë të vetme.

Themeluesi i kompanisë, Pavel Durov tha në një postim në kanalin se ”shkalla e rritjes ditore të Telegramit tejkaloi normën dhe ne mirëpritëm mbi 70 milion ‘refugjatë’ nga platforma të tjera brenda një dite”.

Durov i referohej si “platforma të tjera” WhatsApp, Instagram dhe Messenger.

Ndërprerja e Facebook-ut përkoi në mënyrë misterioze me paraqitjen e diskutueshme të Frances Haugen, ish-menaxhere e produkteve të ekipit të integritetit qytetar të kompanisë, e cila tha se ”kompania i dha më shumë përparësi fitimit personal se sa sigurisë publike’’.

Ndërsa shumë ekspertëve nuk iu desh shumë kohë për të lidhur pikat, Facebook tha se dështimi i serverit ishte për shkak të një ndryshimi të gabuar të konfigurimit.