“Tower Bridge” në Londër rihapet pas problemeve teknike

“Tower Bridge” në Londër është rihapur për qarkullim, pasi ishte bllokuar për gati 12 orë.

Ura e famshme ishte planifikuar që të hapej të hënën për të lejuar që të kalonte një anije e madhe prej druri, por u bllokua në vend.

Policia e qytetit të Londrës tha se monumenti 127 vjeçar ishte mbyllur “për shkak të dështimit teknik”.

Ura është hapur gjatë ditës së sotme, derisa shoferët – dhe këmbësorët – ishin paralajmëruar më herët për ta shmangur zonën.

Rrugët e qasjes në urë u mbyllën, ndërsa u kryen riparimet. Të dy anët e urës u bllokuan rreth orës 14:30, sipas kohës lokale, të së hënës.

Ura, ndërtimi i së cilës zgjati tetë vjet dhe u hap më 1894, normalisht hapet rreth 800 herë çdo vit.

“Tower Bridge” ishte bllokuar edhe më parë në muajin gusht të vitit të kaluar, kur një defekt mekanik bëri që ura të mbeste e ngritur për më shumë se një orë.