Ka nisur ceremonia e hedhjes së shortit për Ligën e Kampionëve.
UEFA e ka hapur në mënyrën më të mirë të mundshme ceremoninë, pasi çmimi i ‘Presidentit UEFA’ (UEFA President’s Award) u jepet mjekëve që shpëtuan jetën e Christian Eriksen në EURO 2020, së bashku me kapitenin danez Simon Kjær.
Ky gjest fantastik nga UEFA u duartrokit nga të gjithë të ftuarit që janë duke marrë pjesë në event.
Pas pak, do të hedhet shorti i Ligës së Kampionëve e më pas edhe ndarja e çmimeve individuale.