Ruajtja e shëndetit të mushkërive dhe funksioneve të tyre është thelbësore. Mushkëritë e shëndetshme garantojnë që i gjithë organizmi të ushqehet siç duhet me oksigjen.
Sigurisht që aktiviteti fizik, mospirja e duhanit dhe shmangia e ndotjes janë gjithashtu mënyra të mira për të garantuar shëndetin e mushkërive.
Ushqimet luajnë një rol kryesor për mirëqenien e këtij organi. Barishtet, hudhra, agrumet, frutat e pyllit dhe xhenxhefili janë ndër ushqimet më të rekomandueshme për shëndetin e mushkërive.
- Fistikët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e mushkërive. Fistikët përmbajnë një lloj të veçantë të vitaminës E, e cila ofron mbrojtje ndaj disa formave të sëmundjeve të mushkërive. Ata ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe të ngopin lehtë e pa kalori, të cilat janë përgjegjëse për shtimin në peshë.
- Speci djegës është një erëz shumë e fuqishme dhe mirëbërëse për organizmin. Ai ofron me dhjetëra përfitime për shëndetin e njeriut. Speci djegës ndihmon në shuarjen e kollës që irriton fytin në vazhdimësi. Ekspertë thonë se speci djegës parandalon problemet me të ftohurën dhe gripin.
- Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në pastrimin e mushkërive dhe efikasitetin e sistemit të frymëmarrjes. Salmoni, sardelet, farat, arrorët dhe vezët janë shumë të pasur me acide yndyrore omega-3.
Këto ushqime kanë gjithashtu aftësinë të shmangin inflamacionin në organizëm dhe të përmirësojnë shëndetin mendor.