Ushqimi i pasur me omega-3 nevojitet për lëkurë dhe flokë të shëndetshëm

Përfshirja e ushqimeve të pasura me omega 3 si kërpudhat, vezët, arrat, peshku etj. në dietën tonë të rregullt është e dobishme dhe i sjell përfitime të jashtëzakonshme lëkurës e dhe flokëve.

Më poshtë gjeni disa nga mënyrat se si Omega 3 i sjellë këto përfitime.

I bën flokët dhe lëkurën të shëndetshme dhe largon aknet:

Përfshirja e rregullt e Omega-3 në ushqim mund të ndihmojë flokët dhe lëkurën të bëhen të shëndetshme dhe të duken bukur. Konsumimi i Omega-3 gjithashtu redukton thatësinë e lëkurës dhe ajo hidratohet në mënyrë natyrale, shkruan News18, transmeton Klankosova.tv.

Omega-3 ndihmon edhe kundër simptomave të tilla si thatësia, skuqja ose kruajtja e lëkurës. Konsumimi i rregullt i saj mund të ndihmojë në uljen e problemit me aknet gjithashtu.

Mbron nga rrezet Ultraviolet:

Nëse përfshijmë ushqime të pasura me omega-3 në dietën tonë, lëkura gjithashtu mbrohet nga rrezet e dëmshme si ato ultraviolet A dhe ultraviolet B të diellit dhe nga çdo efekt i dëmshëm. Gjithashtu ndihmon të reduktohet ndjeshmëria e lëkurës.

Largon plagët:

Nëse ndodh që të keni një plagë në lëkurë ose probleme të tjera të lëkurës si puçrrat, Omega 3 përshpejton procesin e shërimit dhe plotëson lëkurën me lëndët ushqyese që ajo kërkon.