Gjiganti kinez i automjeteve Geely nxjerr në treg kamionin elektrik, rivalizon Teslan

Kompania kineze e automobilave, Geely ka lansuar një gjysmë kamion të ri elektrik, ndërsa prodhuesit e automjeteve kërkojnë të sjellin teknologji të re në tregun e automjeteve tregtare.

Sipas drejtorit ekzekutiv, Mike Fan, i cili u shpreh se grupi i Geely-t, “Farizon Auto”, po planifikon të nxjerrë në treg Homtruck-un e ri në vitin 2024 dhe po synon edhe tregjet ndërkombëtare.

Fan tha se ky produkt është projektuar dhe zhvilluar duke u përballur me tregun global, duke shtuar se kompania do të synonte Evropën, Korenë, Japoninë dhe Amerikën e Veriut.

Lansimi i Homtruck-ut nga Geely vjen pasi një numër i prodhuesve të automjeteve kanë njoftuar kamionët e tyre elektrikë.

Tesla, e cila prezantoi kamionin e saj të quajtur Semi në vitin 2017, ka vonuar prodhimin e atij automjeti për disa kohë. Homtruck-u do të ketë opsione të ndryshme të energjisë, duke përfshirë hibrid metanol dhe elektrike të pastër.

Kompania shprehet se: “Nga brenda kamionit ka një dush dhe tualet, krevat tek, frigorifer, zonë kuzhine dhe një lavatriçe të vogël. Do të jetë një kamion që do funksionojë pa shofer deri në vitin 2030. Homtruck është ndërtuar duke pasur parasysh drejtimin automatik.

Kompania Geely tha se automjeti do të jetë në gjendje të përdorë disa veçori pjesërisht autonome pa shofer. Dhe për udhëtime më të gjata, kamionët do të jenë në gjendje të komunikojnë me njëri-tjetrin për të ruajtur shpejtësinë dhe distancën e sigurt.