Vjosa Osmani me përqafim e uron Distria Krasniqin për medaljen e artë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Distria Krasniqin pak minuta pasi e ka pranuar medaljen e artë.

Osmani e ka përqafuar Krasniqin dhe të dyja dukeshin se ishin të emocionuara tej mase, njofton Klankosova.tv.

Osmani deklaroi se arritja e Distrias është krenari e jashtëzakonshme e Kosovës, duke shtuar se 25 vjeçarja është shembull për vajzat e Kosovës.

Jam e bindur që vajzat tona e kanë kuptuar se nuk asnjë pengesë dhe që të gjitha tejkalohen me punë, mund dhe shumë sakrificë. Majlindën, Distrian të gjithë xhudistët i falënderoj për këtë nderë që i kanë bërë Kosovës”, ka thënë Osmani për televizionin e RTK-në.