Ballina E spikatur WHATSAPP ZBULON RISINË E RE PËR PËRDORUESIT

WHATSAPP ZBULON RISINË E RE PËR PËRDORUESIT

WhatsApp po teston një opsion të ri që iu lejon përdoruesve të dërgojë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre. Tipari i ri do të lejojë që shërbimi i popullarizuar të përdoret në pajisje të shumta “jo-telefonike” pa pasur nevojë të lidheni me aplikacionin në telefon.

Ky opsion do të lejojë dërgimin e mesazheve edhe në rast se celulari nuk ka bateri, madje mund të përdoren njëkohësisht 4 pajisje. Si fillim, tipari i ri do të paraqitet si një version beta për një grup të vogël përdoruesish.

Që në 2009, si një aplikacion për mesazhe, WhatsApp ka grumbulluar më shumë se dy miliardë përdorues në të gjithë botën dhe është blerë nga Facebook.