Xhensila Myrtezaj e Bes Kallaku janë një nga çiftet më të komentuara dhe më të dashura të publikut.
Ata vitin që kaloi kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë gjigante, ndërsa njihen për dashurinë e tyre disa vjeçare.
Këtë vikend ata e patën më ndryshe se zakonisht. Nuk vizituan qytete, e as vende luksoze, por ata këtë fundjavë e kaluan pranë një familjeje në nevojë.
Besi dhe Xhensila vizituan familjen e Ferit Sorrës në fshatin Kashari, i cili mes halleve të shumta nuk i siguron dot fëmijëve as ushqimin. Prej kohësh i sëmurë me kancer e plot maraz që fëmijëve të tyre nuk mundi ti lë asgjë edhe pse punoj gjithë jetës.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj iu bashkua Fundjavës Ndryshe dhe sollën plot ndihma e dhurata për 3 ëngjëjt e vegjël.