Deputeti Bekim Haxhiu ka njoftuar se do t’i shpërndaj 10 bursa për studentë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Bekim Haxhiu ka njoftuar se për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do t’i shpërndaj 10 bursa për studentë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haxhiu ka shkruar se “Kam filluar me 8 bursa, ndërsa këtë vit për hir të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të ndajë nga buxheti im personal edhe 10 bursa për studentë”.

Haxhiu ka shkruar se përveç bursave do të angazhohet edhe në ndërtimin e 10 shtëpive për njerëzit në nevojë.

“Përveç ndarjes se këtyre 10 bursave, objektiv i imi është që se bashku me donatorë deri në fund të këtij viti të përmbyllim ndërtimin e 10 shtëpive për njerëzit me nevojë!”, ka shkruar Haxhiu.

Bekim Haxhiu së fundi është përjashtuar nga partia me seli në Skenderaj, nga kryetari Sami Lushtaku, me ç’rast ka pasur reagime nga ana e dy palëve. Derisa Haxhiu u quajt edhe “zagar”, nga ish-partiaku i tij Lushtaku.