Gjest i mirë i katër të rinjve, kuletën e gjetur e dorëzojnë në polici

Katër të rinj të cilët e kanë gjetur kuletën me dokumentacion dhe me një shumë të hollave i kanë dorëzuar në stacionin policor në Vushtrri.

Kështu është bërë e ditur nga zyra e informimit në Mitrovicë, ku thuhet se dje, rreth orës 14:30 nga të rinjtë të cilët deri sa ndodheshin në rrugën “Skënderbeu” afër shkollës “Mustaf Venhari”, kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të hollave.

“Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç’rast i njëjti ka falënderuar katër të rinjtë (fëmijët) dhe Policinë e Kosovës. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, ju është mirënjohëse katër të rinjve (fëmijëve) për gjestin e ndërgjegjshëm”, thuhet tutje.