Si rezultat i vëzhgimeve satelitore dhe kërkimeve nga shkencëtarët dhe ekspertët, thuhet se janë zbuluar më shumë se 7 miliard pemë të reja në kontinentin e Afrikës.
Sipas të dhënave si rezultat i hulumtimit të zhvilluar në bashkëpunim me Organizatën për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) të OKB-së dhe Google-n, janë zbuluar zona pyjore që nuk mund të zbuloheshin më parë në kontinent.
Më shumë se 350 ekspertë dhe shkencëtarë morën pjesë në studim, duke vëzhguar më shumë se 88 mijë vende në të gjithë kontinentin.
Në studim ku u analizuan ndryshimet në përdorimin e tokës, thuhet se më shumë se 7 miliard pemë nuk mund të zbuloheshin më parë, transmeton Anadolu.
Me Iniciativën e Murit të Madh të Gjelbër, e cila filloi për të ndaluar shkretëtirëzimin e tokave të punueshme, është planifikuar të krijohet një linjë pemësh 8 mijë kilometra e gjatë dhe 15 kilometra e gjerë në rajonin e Saharasë dhe Sahelit.
Falë iniciativës, 12 milionë pemë janë mbjellë tashmë në Senegal, 15 milionë hektarë tokë janë ndarë në Etiopi dhe janë përmbushur 18 për qind e objektivave të projektuara. Thuhet se kur Iniciativa e Murit të Madh të Gjelbër të zbatohet plotësisht, do të parandalojë 250 milionë tonë emetime të karbonit.