Sunday, October 24, 2021
Ballina E spikatur ZBULOHET MODELI I RI I IPHONE 5G ME ÇMIM TË LIRË

ZBULOHET MODELI I RI I IPHONE 5G ME ÇMIM TË LIRË

Në fillim të vitit 2022 pritet që në treg të dalë modeli i ri i iPhone me teknologjinë 5G me çmim të lirë.

Bëhet fjalë për iPhone SE3. Besohet se ky model do të rikthejë teknologjinë Touch ID. Sipas Digitimes, iPhone SE3 pritet që të dalë në gjysmën e parë të vitit 2022.

Mendohet se do të ketë të njëjtin proces si iPhone 12, A14. Dizajni i tij nuk pritet të ndryshojë shumë dhe do të ketë të njëjtën madhësi ekrani, LCD 4.7 inch.

Veçoria do të jetë pikërisht teknologjia 5G dhe çmimi mendohet që të jetë i arsyeshëm, kjo dhe për vetë faktin se modelet SE të iPhone konsiderohen të lira. Flitet se iPhone SE3 do të jetë edhe më i lirë se iPhone 12 mini. Ky telefon në SHBA kushton 600 Dollarë.

Megjithatë, nuk ka ende asnjë zyrtare nga Apple, kështu që na mbetet të presim fjalën e fundit nga kompania amerikane.