Kosova edhe pse një vend i vogël, shquhet për larmi të peizazheve biologjike dhe radhitet ndër vendet me biodiversitet të pasur.
Pozita gjeografike, faktorët gjeologjik, pedologjik, hidrologjik, relievi dhe klima, janë disa prej faktorëve që kanë mundësuar që Kosova të ketë një diversitet të pasur biologjik dhe peizazhor me një llojllojshmëri të mirë floristike, vegjetative dhe faunistike.
Nuk janë të pakët fotografët e botës së egër, të cilët çdo ditë e më shumë po zbulojnë lloje të reja të shpendëve në Kosovë, gjë që shumë pak edhe mund të kenë ditur se ekzistojnë kaq shumë lloje të shpendëve apo kafshëve të egra.
Njëri nder ta është edhe fotografi i botës së egër, Arian Mavriqi, i cili ka njoftuar se ka hasur në një lloj të ri të shqiponjave.
Ai në Facebook ka shkruar: “Një tjetër lloj specie, familje e shqiponjave (Milvus migrans) e që në shqip quhet Qift i zi nga sot futet në të dhënat shtetërore të Kosovës. Pas informatave nga zyrtari i Ministrisë se Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Prof. Qenan Maxhuni, i cili na tregoj se deri tani kjo specie nuk ishte në të dhënat shtetërore, pas fotografive të realizuara nga unë sot në Komunën e Kamenicës. Mund të themi se nga sot kjo specie është pjesë e pasurive tona të ornito-faunes. Padyshim se kjo është një nga arsyet kryesore që neve na bënë që sa më shpesh të dalim në natyrë dhe të sjellim përveç fotografive, dhe informata të reja për vendin tonë të cilat do të shërbejnë si data bazë për shtetin e Kosovës”./Motilokal.com