Ballina E spikatur Zyrtare: Shaqiri kompleton kalimin te Lyon

Zyrtare: Shaqiri kompleton kalimin te Lyon

Shaqa ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën franceze.

Lyon dje konfirmoi marrëveshjen me Liverpool, derisa tani lojtari ka kompletuar kalimin.

Xherdan Shaqiri te OL deri më 30 qershor 2024. Lyon është i lumtur t’iu konfirmojë transferimin e mesfushorit nga Liverpool, Xherdan Shaqiri për gjashtë milionë euro, plus pesë milionë euro bonuse”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, nuk dihet cilin numër do ta mbajë shqiptari.