​Nis dezinfektimi i tretë hapësinor në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sonte duke filluar nga ora 19:30, fillon edhe faza e tretë e dezinsektimit hapësinor.

Sipas tij, dy fazët e para janë realizuar me sukses falë bashkëpunimit edhe të qytetarëve.

“Të dashur qytetarë, me 12 korrik 2021, duke filluar nga ora 19:30, fillon edhe faza e tretë e dezinsektimit hapësinor.

Dy fazët e para janë realizuar me sukses falë bashkëpunimit tuaj, andaj shpresojmë në bashkëpunim edhe këtë herë”, ka shkruar Ahmeti.

Më poshtë sjellim orarin e dezinsektimit, sipas datave dhe lagjeve, në fotografinë e mëposhtme.