Ballina E spikatur 243,428 DOZA TË VAKSINËS KUNDËR COVID-19 JANË DHËNË NË KOSOVË

243,428 DOZA TË VAKSINËS KUNDËR COVID-19 JANË DHËNË NË KOSOVË

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 5,271 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243,428 doza të vaksinës.

Ndërsa, deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.