Jo më naftë? Elon Musk: E ardhmja, do të jetë “e gjitha elektrike”!

Me përjashtimin e raketave, çdo lloj tjetër transportit në të ardhmen do të jetë elektrik, deklaroi pronari i kompanisë Tesla dhe SpaceX, Elon Musk gjatë një fjalimi ‘online’ në një forum në Rusi.

Tesla është e fokusuar tashmë në prodhimin e automjeteve elektrike, ndërsa majin e 2020-tës, SpaceX kreu fluturimin e parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, duke i dhënë kështu fund varësisë së NASA-s ndaj Rusisë për dërgimin e astronautëve atje.

Musk tha se logjikisht, hapi tjetër do të jetë një bazë e përhershme në Hënë dhe përfundimisht një qytet në planetin Mars. sipas tij, me kalimin e kohës inteligjenca artificiale do të na lehtësojë kryerjen e “punëve që Musk i cilësoi si të mërzitshme”.

Sipas miliarderit, Tesla është afër zgjerimit të saj edhe në Rusi dhe po shikon mundësitë e hapjes së fabrikave në këtë vend. Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ku aktualisht ka fabrika prodhimi, Musk theksoi se po shikohen mundësitë për prodhim edhe në pjesë tjera të botës.