TË ENJTEN SEANCË, DEBATOHET EDHE PËR ARSIM

0
47

Nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Bedri Hamza, tha se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me 27 maj.

Ai tha se një prej pikave është edhe debati parlamentar i propozuar nga PDK për gjendjen në arsim

“Seanca do të mbahet me 27, një prej pikave është debati parlamentar për arsimin. Ne si PDK kemi deponuar një iniciativë ligjore që ka të bëjë me ligjin për TVSH. E dimë që është një reformë e madhe, por kjo duhet të ndodh”, tha ai.

Ai tha se asnjëherë nuk ka qenë temë çështja se kur do të vaksinohen deputetët e Kuvendit të Kosovës.