Ballina E spikatur ANGLIA I BASHKOHET ITALISË NË FINALE TË EURO 2020

ANGLIA I BASHKOHET ITALISË NË FINALE TË EURO 2020

Anglia është në finale të Euro 2020. Aty e pret Italia.

Angelzët kanë fituar nga Danimarka, në ndeshjen e cila shkoi në vazhdime.

Ka qenë Harry Kane ai që u ka dhënë fitoren anglezëve. Gjuajtja e tij nga pika e bardhë në minutën e 104 fillimisht është pritur nga Kasper Schmeichel, por më pas Kane ka realizuar nga afërsia. Deri te penalltia ka ardhur pasi që arbitri ka gjykuar se Raheem Sterling është penguar në zonë.

Brenda kohës së rregullt prej nëntëdhjetë minuta, Anglia dhe Danimarka kanë barazuar.

Ndeshja për nëntëdhjetë minuta ka përfunduar 1-1.

Në pjesëlojën e parë të ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2020 Anglia dhe Danimarka kanë shënuar të dyjat nga një herë në portën e njëra tjetres.

Mikkel Damsgaard ka kaluar në epërsi danezët në minutën e tridhjetë pas një goditje dënimi, ku ka realizuar një gol të bukur.

Barazimi i anglezëve ka ardhur përmes autogolit të Simon Kjaer në minutën e 39-të.