Ballina E spikatur Drita aranzhon miqësore me Ulpianën, do të testohet edhe sistemi VAR

Drita aranzhon miqësore me Ulpianën, do të testohet edhe sistemi VAR

Drita gjatë ditës së sotme do të luaj ndeshjen e fundit parasezonale para nisjes së edicionit të ri.

Kaltërbardhët në stadiumin e “Qytetit”, në Gjilan, e mirëpresin skuadrën e inkuadruar në elitë Ulpianën.

Kjo përballje do të zhvillohet nga ora 17:30, ku edhe në këtë ndeshje do të testohet sistemi VAR.

Ndërsa, kjo ndeshje do të jetë pa praninë e shikueseve, shkak i kësaj është rrethanat teknike.

Kurse, dueli ndërmjet Dritës dhe Ulpianës gjithashtu do të transmetohet direkt në faqen zyrtare të skuadrës gjilanase.