Drita aranzhon miqësore me Ulpianën, do të testohet edhe sistemi VAR

Drita gjatë ditës së sotme do të luaj ndeshjen e fundit parasezonale para nisjes së edicionit të ri.

Kaltërbardhët në stadiumin e “Qytetit”, në Gjilan, e mirëpresin skuadrën e inkuadruar në elitë Ulpianën.

Kjo përballje do të zhvillohet nga ora 17:30, ku edhe në këtë ndeshje do të testohet sistemi VAR.

Ndërsa, kjo ndeshje do të jetë pa praninë e shikueseve, shkak i kësaj është rrethanat teknike.

Kurse, dueli ndërmjet Dritës dhe Ulpianës gjithashtu do të transmetohet direkt në faqen zyrtare të skuadrës gjilanase.