Nipi i legjendës Muhammad Ali magjeps në duelin e parë si profesionist

Nico Ali Walsh, nipi i legjendës së boksit, Muhammad Ali, mposhti Jordan Weeks me nokaut teknik në debutimin e tij të parë profesional në boks.

21 vjeçari është djali i Rasheda Ali Walsh, vajza e Muhammad Alisë.

Luftëtari i peshave të mesme, i cili kishte veshur shorcet e bëra për gjyshin e tij të famshëm më vitet 1960, rrëzoi kundërshtarin e tij në mes të raundit të parë, para se gjyqtari të ndalonte luftën në minutën 1:49 të atij raundi.

Padyshim që gjyshi im më ka inspiruar, kam menduar shumë për të, më mungon ai ka qenë një udhëtim emocional”, tha nipi i Muahammad Alisë.

Muhammad Ali, ndryshe i njohur si më i miri i të gjitha kohërave, vdiq në qershor, 2016, shkruan DailyMail.

Karriera e tij rekorde në boks dhe dhuntia e paparë për shfaqje e bënë atë një nga figurat më të njohura të shekullit të 20-të.