Gjatë ditës së sotme në mënyrë të organizuar, skuadra e Vushtrrisë me stafin e klubit janë vaksinuar me dozat e para të vaksinës Pfizer.
Gjendja shëndetësore e tyre ka qenë e mirë, kanë marrë rekomandimet dhe keshillat e nevojshme mjekësore nga stafi mjekësor i klubit.
Për Gazetën Olle këtë gjë e konfirmon mjeku i skuadrës vushtrriase, Dr. Visar Kameri.
Doktori në fjalë është duke shërbyer në Qendrën e Vaksinimit dhe apelon për të gjithë futbollistët dhe ekipet kosovare të vaksinohen sepse është e vetmja menyrë qe të mbrohemi nga pandemia Covid 19.