Kreu ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk ka prezantuar projektin për zhvillimin e një roboti humanoid, që do të debutojë në formë prototipi vitin e ardhshëm.
Sipas medieve, Tesla Bot do të përfitojë nga përvoja e kompanisë me makinat e automatizuara dhe, gjithashtu, pajisjet kompjuterike dhe programi do të lidhen me zhvillimet e sistemit Autopilot për të ndihmuar drejtimin.
Robotët do të jenë të dizajnuar për të trajtuar “detyra të pasigurta, të përsëritura ose të mërzitshme”, thuhet në faqen e internetit të kompanisë.
“Unë mendoj se, në thelb, puna fizike në të ardhmen do të jetë një zgjedhje, mund ta bëni atë nëse doni ta bëni”, tha Musk, duke prezantuar projektin e ri.