Sezoni i ri i Superligës së Kosovësn starton sot me 3 ndeshje tejet interesante.
Drenica në Skenderaj e pret Gjilanin e super përforcuar. Drenica tashmë në krye ka një trajner të ri, Tahir Lushtaku është rikthyer në stolin e klubit nga Skenderaj.
Në anën tjetër, Ismet Munishi synon që këtë sezon ta fitoj titullin me Gjilanin.
Nënkampioni i Kosovës, Drita do të ketë punë me Feronikelin. Klubi nga Gjilani ndoshta është skuadra që ka bërë merkaton më të mirë.
Mbi 10 përforcime në skuadër, disa largime, Drita e fillon sezonin me një fytyrë të re. Feronikeli dje zyrtarizoi 9 transferime, pasi deri të premten ishte e bllokuar nga FIFA për bërë merkato.
Llapi pas triumfit në Kupën e Kosovës dhe Superkupë, synon titullin e Superligës. Sezonin e ri “Legjendat” e nisin kundër skuadrës së Ulpianës që u rikthye më në fund në elitën e futbollit kosovar pas një dekade. Dy skuadrat kanë bërë transferime të shumta.