Karateistja kosovare, Diellza Sejdiaj, ka fituari medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-21, që u mbajt në Tampere të Finlandës. Sejdijaj shënoi katër fitore, në kategorinë +68 kg, ndërsa në luftën për të bronztën përmes repesazhit, mundi zviceranen Shomshabok Benz.
Atë për suksesin e ka përgëzuar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Diellza Sejdiaj medaliste e bronztë e Evropës për U-21
Karateistja jonë, Diellza Sejdiaj, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-21, që u mbajt në Tampere të Finlandës. Sejdijaj shënoi katër fitore, në kategorinë +68 kg, ndërsa në luftën për të bronztën përmes repesazhit, mundi zviceranen Shomshabok Benz.
Është kjo medalja e dytë e ekipit tonë të karatesë në Evropian, pas të bronztës së fituar dje për juniore nga Behije Mustafa (-59 kg). KOK përgëzon suksesin e karateisteve tona dhe gjithë komunitetit të karatesë“.