Liverpool arrin marrëveshjen me Lyonin për Shaqirin

Xherdan Shaqiri do të kalojë te Lyoni me një kontratë trevjeçare, ka bërë të ditur gazetari i njohur i sportit Fabrizio Romano.

Lajmi është i konfirmuar dhe klubet kanë rënë në dakord në mes veti për transferimin e zviceranit me origjinë kosovare për te klubi francez, njofton Klankosova.tv.

Shuma të cilët do të paguaj Lyoni është 12 milionë euro, pasi që Liverpool nuk pranoi ofertën e parë me vlerë prej 6 milionë eurosh.