Rihapet dega e Ballkanistikës 

Në Universitetin e Prishtinës, konkretisht në Fakultetin e Filologjisë këtë vit akademik po shtohet edhe një program studimi.

Bëhet fjalë për Ballkanistikën, të cilës në mungesë të profesorëve të fushës iu mor akreditmi në vitin 2016 anise si program ishte hapur më 2015, njofton Klan Kosova.

Por drejtuesit e fakultetit bënë të gjitha përpjekjet dhe rikthyen programin i cili tash ka marrë akreditim nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Tashti kjo njësi akademike ka zgjidhur edhe problemin e stafit që do të angazhohet këtu, derisa kandidatët e komuniteteve joshumicë që do të regjistrojnë këtë drejtim, duhet ta njohin gjuhën shqipe.

Ballkanistika pritet të pranojë 30 studentë gjithsejtë.