Ballina E spikatur Liverpool arrin marrëveshjen me Lyonin për Shaqirin

Liverpool arrin marrëveshjen me Lyonin për Shaqirin

Xherdan Shaqiri do të kalojë te Lyoni me një kontratë trevjeçare, ka bërë të ditur gazetari i njohur i sportit Fabrizio Romano.

Lajmi është i konfirmuar dhe klubet kanë rënë në dakord në mes veti për transferimin e zviceranit me origjinë kosovare për te klubi francez, njofton Klankosova.tv.

Shuma të cilët do të paguaj Lyoni është 12 milionë euro, pasi që Liverpool nuk pranoi ofertën e parë me vlerë prej 6 milionë eurosh.