Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se është shtyrë afati për përfitim nga masa 3.4, deri më datë 19 shtator 2021.
Në njoftimin e MFPT-së thuhet se masa 3.4 përfshin mbështetjen e kuzhinave popullore/humanitare synon të sigurojë financim për vazhdimësinë e punës së kuzhinave popullore, të cilat mund të jenë ndikuar negativisht nga pandemia COVID-19.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.
Të gjitha organizatat jo qeveritare dhe entitetet e interesuara që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore mund të aplikojnë deri më 19 shtator në e-mail adresën [email protected].
Për më shumë detaje rreth shpalljes, ju lutemi referohuni tek vegëza në vijim:
https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/85D73E87-F6C4-4D97-A954-8F5758085FC4.pdf