Nga 14 tetori fillon vaksinimi përmes ajrit i kafshëve të egra kundër tërbimit

 

Autoriteti i Aviacionit Civil, përmes një njoftimi informon të gjithë qytetarët se nga data 14 tetor deri më 24 tetor 2021, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimi.

Në komunikatë bëhet e ditur se kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës.

“Kjo fushatë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet me një procedurë moderne e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra, kurse i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore’, thuhet në njoftim.